Zgjedhjet parlamentare 2020, BDQ propozon uljen e numrit të deputetëve

Zgjedhjet parlamentare 2020, BDQ propozon uljen e numrit të deputetëve

Bashkimi Demokratik Qytetar, ka prezentuar ofertën e tij. Premton se do të angazhohet për ulljene numrit të deputetëve në Kuvend.

“Bashkimi Demokratik Qytetar angazhohet për uljen e numrit të deputetëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë në 90 deputetë sipas modelit të Sllovenisë, kjo në fazën e parë të mandatit tonë të parë të Bashkimit Demokratik Qytetar. Ndërsa në mandatin e dytë jemi të mendimit se Maqedonia dhe demokracia parlamentare maqedonase mund të funksionojë edhe me 61 deputetë. Kuvendi është një makineri votimi e cila u tregua se është shumë e shtrenjtë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.”,- tha kryetari i Bashkimit Demokratik Qytetar, Petar Kollev.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 19:47

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.