Zgjedhjet parlamentare më 11 tetor?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 23:38

Zgjedhjet parlamentare më 11 tetor?

Zgjedhjet e 12 prillit, zyrtarisht janë anuluar për shkak të situatës me koronavirusin në vend. Tani nuk është precizuar data për mbajtje të zgjedhjeve dhe kjo ka ngelur si pyetje e hapur.

Shteti për momentin po përballet si gjithë shtetet e botës me pandeminë e virusit Covid-19 dhe nuk dihet deri kur do të zgjat kjo gjendje aktuale.

Jozyrtarisht, TV21 nga burime të afërta me partitë mësoi se në bisedën e fundit mes liderëve politk të 2-3 partive më të mëdha, si datë e mundëshme për mbajtje të zgjedhjeve është përmendur 11 tetori vitit 2020.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 23:38