Zgjedhjet parlamentare, Mickoski: Të martën do t’i miratojmë listat

Desk
By Desk March 4, 2020 19:03

Zgjedhjet parlamentare, Mickoski: Të martën do t’i miratojmë listat

VMRO-DPMNE, më 11 mars, do të prezantojë koalicion parazgjedhor me të cilin do të garojë në zgjedhje, por edhe listat me kandidatët për deputetë. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickovski, thotë se është në përfundim e sipër në negociatat me partnerët e koalicionit, por edhe me konsultimet brenda strukturave të partisë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

“Këto ditë po i përfundojmë të gjitha analizat. Praktikisht struktura është gati. Po i përfundojmë negociatat me partnerët e koalicionit “Ripërtëritja e Maqedonisë”, me pjesën e vjetër të koalicionit dhe pjesën e re. Po përfundojnë konsultimet e fundit në kuadër të strukturës së partisë. Konform asaj që dakorduam, të martën do të kemi takimin e Komitetit Qendror të partisë kur do të miratohen listat për deputetë dhe përbërja e koalicionit me të cilin VMRO-DPMNE do të paraqitet në zgjedhje, ndërsa të mërkurën do të kemi ngjarje kur do të bëjmë prezantimin publik.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Edhe partitë e tjera, garuese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, kanë paralajmëruar se listat me deputetë do t’i hartojnë deri në fund të javës.

Përkundër spekulimeve, listat përfundimtare për deputetë tradicionalisht publikohen pak orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Për këto zgjedhje afati i fundit për dorëzimin e listave është më 12 mars, deri në orën 24.

Desk
By Desk March 4, 2020 19:03