Zgjedhjet Parlamentare, Sheqerinska: Zgjedhje, nëse lejon epidemia

Desk
By Desk May 7, 2020 19:24

Zgjedhjet Parlamentare, Sheqerinska: Zgjedhje, nëse lejon epidemia

Pushteti këmbëngulë në mbatjen e zgjedhjeve nëse gjendja me epideminë nga virusi korona e lejon këtë. Zëvendës kryeministrja Radmilla Sheqerinska thotë se duhet të jemi të përgjegjshëm edhe ndaj mosfunksionimit të parlamentit dhe në takimin e liderëve tek presidenti Pendarovski të mos kalkulohet me data, por të merren vendime të cilat do të jenë në favor të shtetit dhe qytetarëve.

Sipas saj shëndeti është mbi të gjitha.

“Mbajmë llogari se shteti për fat të keq po funksion pa parlament dhe ne si qeveri treguam kapacitete demokratike se nuk duam që të keqpërdorim këtë gjendje për të pasur të drejta të pakufizuara dhe të mos kemi kontroll. Andaj konsiderojmë se në momentin e parë kur këtë do të na e mundësojë epidemia, do të duhet të shfrytëzojmë shansin dhe të organizojmë zgjedhje.” – deklaroi zv.Kryeministrja, Radmilla Sheqerinska.

Mickovski: Vendimi, në takimin e liderëve

VRMO – DPMNE në takimin e liderëve do të prononcohet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, nëse gjendja e jashtzakonshme përfundon më 16 maj. Lideri i partisë Hristijan Mickovski thotë mbajtja e zgjedhjeve nuk është top prioritet i tyre.

“Për momentin kjo nuk është një ndër tre prioritetet e VMRO – DPMNE –së. Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Le të shohim se cilat do të jenë vlerësimet e këshillit të sigurisë, cili do të jetë qëndrimi i presidentit Pendarovski dhe pastaj mund të dalim me koment në vetë takimin e liderëve i cili do të mbahet të martën.” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Mickovski ka ftuar komisionin e sëmundjeve ngjitëse që në mbledhjen e nesërme ku do të bisedohet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, të marrë vendim në interes të qytetarëve dhe jo për të përmbushur dëshirat e Zoran Zaevit dhe Radmilla Sheqerinskës. (TVM2)

Desk
By Desk May 7, 2020 19:24