Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, LSDM prezenton projektet në sport

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:43

Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, LSDM prezenton projektet në sport

LSDM kërkon votë për listën e këshilltarëve të saj në Tetovë. Sot kërkuan mbështetje për vazhdimin e projekteve sportive.

“Këtu në Tetovë është ndërtuar e para nga gjithsej 14 pishina në mbarë vendin, e cila do të fillojë të funksionojë që në muajin e ardhshëm. Pishina është e dedikuar për nxënës të shkollave të Tetovës, por mund të përdoret edhe për qëllime komerciale. Përmes sistemit të vauçerëve vetëm për klubet e futbollit për meshkuj dhe femra këtu në Tetovë janë ndarë mbi 23 milionë denarë. Dhe nuk do të ndalemi me kaq, do të vijojë ndërtimi i një minikompleksi të ri sportiv mes pishinës së sapondërtuar dhe fushës ekzistuese të futbollit. Në rrethin e qendrës sportive do të ndërtohet një fushë për futboll të mbyllur, një fushë tenisi si dhe pajisje urbane dhe zonë argëtimi për më të vegjlit, pistë për fëmijë për rrota dhe biçikleta. Është e rëndësishme që Tetova të vazhdojë të zhvillohet dhe modernizohet, dhe LSDM-ja është garancia për këtë.”, tha Naumçe Mojsovski, kryetar i Komisionit për Sport – LSDM.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:43

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare