Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, VMRO-DPMNE prezenton vizionin për sportin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:42

Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, VMRO-DPMNE prezenton vizionin për sportin

VMRO-DPMNE akuzon se pushteti ska bërë asgjë për sportin në Tetovë.

“Premtojmë se pas ndryshimit jo vetëm me marrjen e një numri më të madh të këshilltarëve në Tetovë, por edhe pas ndryshimit të qeverisë që pason shumë shpejt në Maqedoni, premtojmë se sportin kudo, do ta kthejmë në rrugët në të cilat ishte. Të jemi shtyllë mbështetëse e shoqërisë në Maqedoni, natyrisht edhe në Tetovë. Premtojmë se do të fokusohemi shumë më tepër në Maqedoninë perëndimore, në aspektin infrastrukturor, por edhe në investimin tek të rinjtë sepse ata janë e ardhmja e këtij vendi. Mbetet ndryshimi i qeverisë, le të dalin sa më shumë njerëz të mbështesin angellin dhe listën e këshilltarëve që të gjithë së bashku të arrijmë fitoren për të realizuar atë që kemi premtuar.”, tha Borko Ristovski, kryetar i komisionit për sport – VMRO-DPMNE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:42