Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Zgjedhjet presidenciale 2019, kandidati për president Pendarovski nisi fushatën

Zgjedhjet presidenciale 2019, kandidati për president Pendarovski nisi fushatën

Redaksia 2 vjet ago

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, ka filluar fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale.

Ai informoi se do të shkojë derë në derë të kërkoj votën për t’u shpjeguar se çka është më e mira për ta. Pendarovski theksoi se fushata e tij do të jetë e përqendruar në promovimin e dy koncepte, atë të kohezionit ndëretnik dhe të integrimit europian.

“Patjetër që duhet ta mbajmë dhe ta zhvillojmë kohezionin ndëretnik, pra me përfshirjen e të gjitha etniteteve në sistem, në institucionet e sistemit. Në plan të jashtëm, Maqedonia duhet të integrohet në strukturat euro-atlantike, për shkak se nuk mundet, nëse nuk jemi demokraci, të përparojmë në integrime, dhe nëse nuk jemi të integruar, nuk mund të kemi demokraci të brendshme. Pa demokraci nuk mund të ketë edhe progres, ashtu që kjo mendoj se u është bërë e qartë të gjithëve. Kompromiset të cilat i kemi bërë kanë qenë të vështira, por të nevojshme dhe ishin mënyrë e vetme që me ruajtjen e kompleksit të identitetit t’i hapin dyert e Evropës dhe botës, dhe të integrohemi me shtetet moderne”,- deklaroi kandidati për president të shtetit, Stevo Pendarovski.

Fushatën zgjedhore në mbështetje të kandidatit presidencial, Stevo Pendarosvki, e ka filluar edhe BDI. Nga BDI thonë se vendit më shumë se kurrë, i duhet president i pranuar nga të gjithë.

“2019-a është vit i vendimeve të mëdha për Ballkanin Perëndimor dhe se vetëm një president i tillë më së miri do të arrinte të mbajë peshën e vendimeve që na presin. Ne jemi të bindur se rruga e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së është e pakthyeshme, por ajo mund të ngadalësohet në rast të moszgjedhjes së një kandidati i cili prioritet ka përshpejtimin e këtij procesi”,- deklaroi zëdhënësi i shtabit zgjedhor – BDI, Arbër Ademi.

Nga BDI thonë se do të punojnë që sa më shumë qytetarë të mobilizohen dhe të shprehin vullnetin e tyre, që të shënohet edhe një hap i rëndësishëm në drejtim të përshpejtimit të rrugëtimit për t’u bërë anëtare e familjes evropiane dhe euroatlantike, përmes një fushate demokratike. (Tvm2)

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Politikat tatimore, komuniteti i biznesit kërkon stabilitet në reforma
Next: Zgjedhjet presidenciale 2019, Siljanovska nisi zyrtarisht fushatën

Të ngjashme

Bilal-Kasami-6-750x440 Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Redaksia 13 orë ago
rvmv Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

Redaksia 14 orë ago
sashk-696x392 SASHK: Mësimdhënësit të kthehen në shkolla pas vaksinimit

SASHK: Mësimdhënësit të kthehen në shkolla pas vaksinimit

Redaksia 18 orë ago

TË FUNDIT

Bilal-Kasami-6-750x440 Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

auto_Vjosa-Osmani-Albin-Kurti-etj-1-600x360-11613478759 Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

covid-2-750x430 Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19

Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19

rvmv Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

georgievski-1392x740-696x385 Georgievski trazon emocionet e qytetarëve me propozimin për gjuhën dhe historinë

Georgievski trazon emocionet e qytetarëve me propozimin për gjuhën dhe historinë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.