Zgjedhjet Presidenciale 2019, sa arritën kandidatët të bindin qytetarët?

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:02

Zgjedhjet Presidenciale 2019, sa arritën kandidatët të bindin qytetarët?

Kandidatët për president të shtetit kishin mundësi që gjatë 19 ditëve të fushatës parazgjedhore të prezantojnë platformat e tyre para qytetarëve.

Por, sa arritën ata t’i bindin qytetarët dhe a ishte kjo fushatë e mjaftueshme që të kuptohet roli dhe kompetencat e presidentit?

TVM2 doli në terren të pyesë qytetarët. Një pjesë e tyre na thanë se shumë qartë i kanë kuptuar kandidatët dhe kjo u ka ndihmuar të vendosin për të votuar, sipas tyre, më të mirin.

“Po, krejt i kemi kuptuar. Të gjithë janë të qartë. Do dalim kësmet në zgjedhje”,- u shpreh një qytetar.

“Po, i kemi kuptuar disa, disa jo. Mendojmë që cili të jetë më i mirë atë duhet ta votojmë. Patjetër duhet të dalim në zgjedhje. Nëse nuk dalim, votat tona do të shkojnë diku tjetër”,- theksoi një qytetar.

Disa të tjerë ishin më të revoltuar me premtimet e parealizuara të partive politike, dhe edhe pse bëhet fjalë për zgjedhje presidenciale dhe për tre kandidatë, thonë se nuk do të votojnë sepse partitë i kanë gënjyer.

“Unë premtimet nuk i di, por edhe nuk votoj për askënd. Nuk votoj sepse nuk më votohet, se më dua të ikë prej këtu. Premtojnë, nuk realizohet asgjë. Tani thotë po, pastaj jo, e kjo nuk është mirë”,- potencoi një qytetar.

“Nuk i kam përcjellë shumë, me të tregu të drejtën, nuk jam shumë i interesuar, por poshtë-lartë ato gjëra që i thonë çdoherë. Nuk i plotësojnë ato premtime. Shumë njerëz janë demoralizuar në atë pikëpamje. Duhet të punojnë, njëherë të shohim vepra me sytë tanë”,- deklaroi një qytetar.

“Vetëm janë duke gënjyer, secili e gënjen njëri-tjetrin”,- tha një qytetar.

“Jo, nuk kam pasur interesim”,- u shpreh një qytetar.

Ka edhe të tillë që as që duan të dëgjojnë për zgjedhje, premtim dhe fushatë.

Sot është dita e fundit në të cilën kandidatët do të mundohen që përmes programit të tyre të bindin qytetarët të votojnë për ta. Pas orës 00:00 nis heshtja zgjedhore. (TVM2)

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:02