Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska mbajti tubim në Gjorçe Petrov të Shkupit

Desk
By Desk May 1, 2019 19:15

Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska mbajti tubim në Gjorçe Petrov të Shkupit

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, vazhdoi fushatën dhe takimet e saj në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Ajo tha se do ta dëgjojë zërin e të gjithë qytetarëve dhe njëherit u betua se asnjëherë me veprimet e saj si presidente nuk do të vejë në pikpyetje drejtësinë.

“Rezultatet nga rrethi i parë i votimit tregojnë shumëçka dhe njëherit paralajmërojnë dhe dërgojnë porosi. Për këtë shkak e keni premtimin tim, se unë kompromise me drejtësinë nuk do të bëj. Drejtësia duhet të zbatohet dhe për të nuk duhet askush të negociojë, as parti e a personalitet. Për fat të keq këtë po e bëjnë. E shpenzuan kohën vetëm me Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë. Nuk them se nuk duhet të dakordohemi me fqinjët, mirëpo në drejtësinë ndërkombëtare po flitet për barazi të subjekteve. Mirëpo çfarë harruan? Nuk mund të kenë alibi në dorë e quajtur marrëveshje, nëse e keni quajtur vetën qeveri reformuese duhet… Me pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të gjithë qytetarët ta bojkotojnë dhe delegjitimojnë pushtetin, ndërsa me zgjedhje të parakohshme parlamentare të fillojë faza e re e ndërtimit të Republikës së Maqedonisë evropiane në bazë të minimum standardeve demokratike që do të vlejnë për të gjithë, kështu që të mos vërtitemi para zgjedhjeve se kush do të fitojë, ndërkaq shteti vetvetiu të funksionojë”,- deklaroi kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Silajanovska.

Siljanovska njëherit u shpreh kundër idesë që në qoftë se nuk arrihet censusi, presidenti i ardhshëm të zgjidhet në Kuvend. Sipas Silajnovskes, kjo do të jetë në kundërshtim me frymën europiane. U premtoi banorëve të Gjorçe Petrovit se do të realizojë programin e saj zgjedhor nëse bëhet presidente dhe njëherit i inkurajoi qytetarëve që më 5 maj të votojnë kandidatin i cili u thotë zemra për të votuar dhe i cili premton ardhmëri më të mirë të këtij vendi.

Desk
By Desk May 1, 2019 19:15