Zgjedhjet presidenciale në RMV, vëmendje e gjerë në shtypin e huaj

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 19:18

Zgjedhjet presidenciale në RMV, vëmendje e gjerë në shtypin e huaj

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut janë ndjekur me vëmendje edhe nga shtypi i huaj.

AFP publikoi se në “rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka shënuar aktivitet jashtëzakonisht të ulët zgjedhor”, si dhe dy kandidatët shpallën fitore në rrethin e parë. Për rezultatin e ngushtë flet edhe “Tanjugu”, Agjencia “Beta”, “HINA”, “Al Xhezira”, “BTA” dhe Portali bullgar “BGNES”.

Edhe mediat greke, theksin e vendosin në jehonën e ulët dhe dallimin e vogël mes Pendarovskit dhe Siljanovska Davkovës.

“I pari, por në kufi të votave, Stevo Pendarovski, për president të shtetit”, “Triler zgjedhor në Shkup – gati të barazuar Pendarovski dhe Siljanovska”, “Zgjedhjet presidenciale në Shkup – jehona e vogël dhe pozicioni i shqiptarëve çelësi për rrethin e dytë”; janë disa nga titujt në artikujt online të mediave greke për rrethin parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Epërsia e vogël e “të zgjedhurit” të Zoran Zaevit, Stevo Pendarovski dhe jehona e vogël, ishin karakteristikat kryesore të rrethit të parë të zgjedhjeve në zgjedhjet presidenciale në Shkup”, shkruan edicioni onlajn i gazetës “Proto Tema”.

Në gazetën “Etnos”, teksti është me titullin “Zgjedhjet presidenciale-triler në Shkup”, ndërsa titulli në gazetën “Eftelios tipos” është “Porosi e dyfishtë zgjedhore për Zaevin – jehona e vogël 60% dhe beteja triler me kandidaten e VMRO”.

Edhe mediat shqiptare e vënë theksin në rezultatin e ulët dhe reagimin e kandidatit shqiptar për rezultatin e kënaqshëm sipas tij si dhe për deklaratën se përveç shtetit të kapur Maqedonia ka edhe elektorat të kapur. (TVM2)

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 19:18