Zgjedhjet Presidenciale, rrethi i dytë, analistët: Fushatë gjithëpërfshirëse në terren

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 19:15

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, në rreth të parë, ishte korrekte dhe e qetë, por jehona e votuesve prej 41.8% tregon se nuk ka qenë karremi i duhur për të tërhequr më shumë votues.

Analistët politikë konsiderojnë se në rreth të dytë subjektet politike por edhe kandidatët presidencialë, pavarësisht kompetencave që ka presidenti, duhet të japin ide dhe zgjidhje edhe për çështje të tjera me interes për qytetarët.

“Edhe pse kryetari i shtetit ndoshta nuk ka shumë ingerenca në ekonomi, për votuesin gjithmonë është me interes që të dëgjojë se çfarë mendon kandidati dhe partia që e mbështet për avancimin e ekonomisë dhe uljen e papunësisë. E njëjta vlen edhe për të gjitha aspektet e tjera shoqërore”,- tha analisti, Vlladimir Bozhinovski.

“Më shumë ka të bëjë me punën e partive në teren se sa me mesazhet. Fushatat ishin ashtu siç ishin, mobilizimi për zgjedhje presidenciale është gjithmonë i ulët, prandaj mendoj se çështja kryesore është angazhimi në terren dhe mundësia për revidim të censusit artificial, marrë parasysh numrin e votuesve që në çdo kohë është prezent në shtet”,- tha analisti, Petar Arsovski.

Analistët me qëndrime të ndara rreth orientimit të votave të kandidatit, Blerim Reka. Sipas Arsovskit, pjesa më e madhe do të orientohet nga kandidati, Stevo Pendarovski, për shkak të shtyllave të përbashkëta programove, siç janë MO dhe Marrëveshja e Prespës, ndërkaq Bozhinovski konsideron se ato janë vota opozitare dhe nuk do të shkojnë në konto të kandidatit të përbashkët qeveritar.

“Pjesën më të madhe ka kapacitet t’i marrë Stevo Pendarovski, pasi marrë parasysh se pozicionet e tyre përputhen dhe se në anketat paraprake pak shqiptarë thanë se do të votojnë për Gordana Siljanovskën. Dhe një pjesë e votave mund të shkojë te Gordana Siljanovska për shkak të ndonjë marrëveshjeje politike mes partive”,- tha analisti, Petar Arsovski.

“Sa u takon votave të Rekës, mos të harrojmë ato janë vota opozitare të shqiptarëve etnikë dhe vota për Pendarovskin, për shumicën e tyre nënkupton votë për BDI-në, ndërkaq ata dolën dhe e votuan Rekën, pikërisht për të dënuar BDI-në dhe qeverisjen e tyre të deritanishme”,- tha analisti, Vlladimir Bozhinovski.

Analistët nuk përjashtojnë mundësinë që në rreth të dytë të mos arrihet censusi për shkak të një pjesë të votuesve të kandidatit Reka, të cilët pritet të mos dalin në votime në rreth dytë, por ky numër mund të kompensohet me votuesit që zakonisht dalin vetëm në rrethin e dytë. Mundësitë për koalicione të reja janë minimale pasi koalicionet u bënë që në rreth të parë.

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 19:15