Zgjedhjet, rezultati final në Gostivar me të gjitha detalet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 09:52 Updated

Zgjedhjet, rezultati final në Gostivar me të gjitha detalet

121 vendvotime, 121 kuti të numëruara dhe 100 % vota përpunuara. Këto janë të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e së dielës në Gostivar.

Numri i përgjithshëm i votuesve në listën e votuesve ka qenë 81.083, ndërsa votuan 32.365 qytetarë. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 698, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme ishte 31.667.

Në bazë të rezulltatit, Arben Taravari ka fituar 18.685 vota kundrejt Nevzat Bejtës i cili mori 12.982. Këto rezultate nxjerrin fitues kryetarin aktual të komunës së Gostivarit i cili merr mandatin e dytë për të drejtuar Pushtetin Lokal në Gostivar në katër vitet e ardhëshme. Gostivari Sot

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 09:52 Updated