Zgjedhjet, Tahiri: LSDM dhe VMRO duhet të kenë qasje më racionale

Zgjedhjet, Tahiri: LSDM dhe VMRO duhet të kenë qasje më racionale

Profesori universitar, Sefer Tahiri në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat vlerëson se dy partitë kryesore në bllokun politik maqedonas duhet të kenë qasje më racionale rreth datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij data ideale për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte 5 korriku.

“Vlerësoj se të dy blloqet duhet të kenë qasje më racionale, që do të thotë se edhe LSDM-ja duhet të lëviz nga pozicionet e saj njësoj si VMRO-DPMNE-ja… Me që ja thuhet se Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve i duhen disa ditë shtesë për të verifikuar listat votuese dhe për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, mendoj që pushtetit i takon që të ofrojë një datë tjetër që në këtë rast sipas mendimit tim duhet të ishte 5 korriku”, pohoi Tahiri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 22:34

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.