Zgjerimi i hetimeve për rastin “Zhvatja”, Zaev: Para ligjit, të gjithë janë të barabartë

Zgjerimi i hetimeve për rastin “Zhvatja”, Zaev: Para ligjit, të gjithë janë të barabartë

Kryeministri Zaev ende pret që të vërtetohet nëse personi zyrtar, që sipas Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, është i përfshirë në rastin “Zhvatja”, është person i dyshuar apo i akuzuar. I pyetur nga gazetarët se si do të veprohet nëse vërtetohet se funksionari i dyshuar është nënkryetarja e kuvendit, Frosina Remenski, Zaev tha se cilido qoftë ky person, do të sanksionohet nga partia dhe funksionet deri sa të provohet pafajësia e atij personi.

“Ne gjithmonë mbesim në qëndrimet tona që edhe i kemi thënë, kur ndonjë person do të jetë i dyshuar i akuzuar apo ngjashëm, atëherë e ndryshojmë masën sanksionuese, e cila nënkupton largim të përkohshëm të atij personi derisa të dëshmojë pafajësinë e tij, dyert janë të hapura gjithmonë dhe për secilin, do t’i japim qëndrimet, por është e udhës që të presim të shohim se për çfarë bëhet fjalë për atë person, është i dyshuar, i akuzuar dhe sa shpejti do t’i njoftojmë qëndrimet tona”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Zaev ishte i prerë, sundimi i së drejtës është prioritet kyç dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë.

“Nëse luftojmë për sundimin e së drejtës dhe trajtim të barabartë, atëherë kjo duhet të respektohet nga të gjithë ne, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për bartës të funksioneve publike. Nëse duam të bëjmë hap drejt shtetit të së drejtës të cilin gjithë e duam, atëherë ligji të vlejë për të gjithë njëjtë, askush të mos guxojë të fshihet pas funksionit të cilin e ushtron, qoftë publik, partiak apo tjetër”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Në mesin e të dyshuarve të rinj për rastin “Zhvatja”, thuhet se është edhe kryetarja nderi e Aleancës Ndërkombëtare, Frosina Remenski, bashkë me zëvendëskryetaren e Aleancës Ndërkombëtare, Jasna Mandiç, si dhe babanë e tashmë të të akuzuarit Bojan Jovanovskit, Mile Jovanovskin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 19:13

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA