Zgjerimi i Qeverisë, bisedimet me ASh-në në fazë fillestare

Redaksia
By Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:42

Zgjerimi i Qeverisë, bisedimet me ASh-në në fazë fillestare

Bisedimet për përfshirjen e ASh-së në ekzekutiv mbetet në fazat fillestare. Kreu i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, thotë se nuk ka asgjë të re për të ndarë me opinionin rreth kësaj çështje. Mbetet në qëndrimin e një dite më parë se dyert e qeverisë janë të hapura për të gjitha partitë politike, të cilat i ndajnë vlerat e koalicionit qeverisës për vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit.

U. d. kryetar i ASh-së, Arben Taravari, ka mohuar negociatat për hyrje në Qeveri. Mirëpo, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, një ditë më parë deklaroi se bisedimet me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e mundshme në Qeveri, janë ende në fazën fillestare dhe se nuk ka diçka konkrete, aq më pak është biseduar për postet ministrore.

Konsideron se hyrja e mundshme e Aleancës në Qeveri do të kontribuonte shumë në konstruktivitetin dhe stabilitetin e shumicës parlamentare.

Alternativa nuk sheh arsye për zgjerimin e koalicionit qeverisës, megjithatë nuk e ka problem që Aleanca për Shqiptarët të futet në Qeveri.

Sqarojnë se resorët për ASh-në duhet t’i ndajnë LSDM dhe BDI. (Shpëtim Nuredini, TVM2)

Redaksia
By Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:42