Zgjidhni mbjelljen në vend të djegies, Shilegov: Pleh organik nëse dorëzohen mbetjet

Desk
By Desk March 5, 2020 19:21

Zgjidhni mbjelljen në vend të djegies, Shilegov: Pleh organik nëse dorëzohen mbetjet

Fermerëve do t’u jepet pleh organik nëse i grumbullojnë dhe i dorëzojnë mbetjet nga të korrurat dhe nuk i djegin si çdo vit, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, me rastin e fillimit të aksionit “Zgjidhni mbjelljen në vend të djegies”. Në këtë pastrim falas, Qytetit të Shkupit do t’i bashkëngjitet edhe Ministria e Bujqësisë, me çka do të ulet edhe niveli i ndotjes dhe parandalimi i zjarreve.

“Përveç mbledhjes falas të plehrave organike, si një nxitje shtesë ne ofrojmë mundësinë për secilin që do ta shfrytëzojë këtë përfitim në sezonin për mbjellje për të marrë rreth 30 kg pleh organik për çdo 100 kg mbeturina. Edhe këtë vit, fushata do të shkojë përtej kufijve administrativë të Shkupit dhe do të mbulojë tërë rajonin e Shkupit, pasi të gjithë banorët e luginës thithin ajër të njëjtë.”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Unë i bëj thirrje fermerëve në të gjithë shtetin që të mos digjen bishtajat dhe mbeturinat e thata në oborre, të japin kontributin maksimal në uljen e ndotjes së ajrit dhe kërcënimeve nga zjarri. U bëj thirrje fermerëve nga rajoni i Shkupit që të vazhdojnë të thërrasin Qytetin e Shkupit për mbledhjen falas të bishtajave.”,- u shpreh ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Trajan Dimkovski.

Mbeturinat nga korrjet do të kompozohet në deponinë “Drislla”. Sipas ekspertëve të huaj, është me rëndësi programi të zgjerohet dhe të ngrihet vetëdija te bujqit.

“Duam që programi të zgjerohet dhe të ketë ndikim më të madh te popullata në Shkup dhe rrethinë. Kërkojmë pjesëmarrje në çdo segment të shoqërisë, që të rritet ndikimi pozitiv në grumbullimin e mbeturinave të bishtajave.”,- u shpreh dr. Xhefri Li nga OJQ MDC.

Projekti “Zgjidhni mbjelljen në vend të djegies” mbështetet nga UNDP, OJQ dhe Halk Bank.

Desk
By Desk March 5, 2020 19:21