Zhbogar: Maqedonia nuk ka nevojë për veting në gjyqësor

Desk
By Desk December 16, 2019 12:48

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar mendon se vendi ynë nuk ka nevojë për veting dhe këtë ata e shohin si opsion të fundit. Megjithatë Zhbogar thotë se përsëri vendimi i mbetet vetë vendit, nëse do ta realizoj ose jo të njëjtën.

 “Pozicioni ynë për vetingun është i qartë. Unë mendoj se ne preferojmë që të përdorim të gjitha elementët tjera për përmirësimin e gjyqësorit(gjyqësisë) e cila në fund të ditës po sjellë situata të këqija në vend. Mendojm se ka shumë mënyra se si të përmirësohet situate në gjyqësor, fillimisht gjyqësorin përbrenda ose gjyqësori vetë ta rregulloj  funksionimin e vetë. Sigurisht ne jemi në gjendje të ofrojmë shumë mbështetje ashtu si në të kaluarën. Për një projekt që planifikojmë ta realizojmë  vitin e ardhshëm për monitorim të rasteve me korrupsion të lartë në gjyqsor dhe kjo është ajo që do të bëjmë vitin e ardhshëm dhe mendoj se kjo do ti ndihmoj që ta përmirësoj situatën në gjyqësor. Vetingu gjithmonë është opsion i fundit. Për vetingun ka një parakusht që duhet të plotësohet dhe ajo është konsensusi i të gjithë partive, pra këtë e shohim  si vendim të fundit dhe për momentin nuk shohim se ka nevojë për një gjë të tillë. Sigurisht që pozicioni ynë është që vendimi i mbetet vendit, pra vetë vendimi do të merret këtu në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Zhbogar, përcjell SHENJA.

Desk
By Desk December 16, 2019 12:48