Zhelinë, arrestohen katër persona, penguan Policinë

Desk
By Desk November 17, 2020 11:37

Zhelinë, arrestohen katër persona, penguan Policinë

Mbrëmë (16-nëntor) rreth orës 22 e 25 minuta, në Zhelinë të Tetovës, efektivët e policisë e SPB Tetovëkanë arrestuar A.D. (20), N.D. (49), N.D. (47) dhe A.D. (22), të gjithë nga ky fshat, të cilët gjysmë ore më herët kanë penguar pjestarët e policisë të kontrollonin një objekt hotelierk, në pronësi të personit A.D. (20), i cili ka qenë i hapur dhe punonte, të njëjtit u sollën në mënyrë agresive, dhe dy prej tyre gjithashtu kanë sulmuar fizikisht efektivët e policisë.

“Të katër personat nga Zhelina janë mbajtë nëStacionin Policor të Tetovës dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatiten parashtresat adekuate për mosveprimin në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, parandalimin e një zyrtari gjatë
kryerjes e detyrave zyrtare dhe sulmim ndaj një zyrtari apo një person që kryen detyrën në fushën e sigurisë”, njoftuan nga SPB – Tetovë. FLAKA

Desk
By Desk November 17, 2020 11:37