Zhernovski: Prioritet për diplomacinë duhet të jetë ekonomia. Bekteshi: Me planin e ri mbështesim financiarisht kompanitë

Zhernovski: Prioritet për diplomacinë duhet të jetë ekonomia. Bekteshi: Me planin e ri mbështesim financiarisht kompanitë

Diplomatët tanë duhet të vendosin politikën ekonomike prioritet parësor në aktivitet e tyre, pasi marrëdhëniet ekonomike dhe financiare janë një mënyrë mjaft e rëndësishme se si popujt krijojnë besim dhe mirëkuptim mes vete.

Kështu porositi zëvendësministri i punëve të jashtme, Andrej Zhernovski, sipas të cilit edhe pse vendi ynë nuk ka dalje në det, kjo nuk nënkupton se duhet të jemi edhe të mbyllur.

“Promovimit i shkëmbimit të lirë tregtar në mes vendeve të rajonit është modeli më i duhur dhe me i përshtatshëm për të gjithë ne. Diplomacia ekonomike duhet të jetë e aftë dhe e zgjuar, fleksibile dhe e adaptueshme që t’i pasqyrojë qasjet tona të ndryshme gjatë marrëdhënieve me vendet më të zhvilluara. Presim mbështetje dhe asistencë nga delegacionet e huaja tregtare, mbështetje për aktivitete të marketingut, siç janë mbajtja e seminareve të ndryshme, prezantimeve, panaireve të biznesit e kështu me radhë”,- tha zëvendësministri i jashtëm, Andrej Zhernovski.

Para diplomatëve të huaj, ministri Bekteshi theksoi se politika e diplomacisë sonë tash e tutje do të përqendrohet në ekonomi.

“Deri më tani, ambasadat dhe diplomatët tanë janë përqendruar në pikëpamjet politike të Maqedoninë së Veriut, duke pasur parasysh edhe krizën, por tani është koha të përqendrohemi në bashkëpunimin ekonomik, të promovojmë bizneset, prodhimin tonë dhe kushtet që iu kemi siguruar bizneseve. Tashmë kemi bërë edhe plan të ri i cili do të përforcojë ekonominë tonë, plan i cili bazohet në disa shtylla”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi theksoi se në planin për zhvillim, i cili bazohet në tre shtylla, parashihet edhe mbështetje financiare direkte si për kompanitë vendore e po ashtu edhe për ato të huaja.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 14, 2019 19:54

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA