Zhitoshë, tualeti jashtë objektit të shkollës, kushtet në gjendje të mjerueshm

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 16:17

Zhitoshë, tualeti jashtë objektit të shkollës, kushtet në gjendje të mjerueshm

Tualeti i shkollës së fshatit Zhitoshë është jashtë objektit të shkollës.

Përveç asaj kushtet janë në gjendje të mjerueshme.

Pa dyer, dysheme e pa shtuar e ujë që rrjedh pa ndal.

Drejtori i shkollës Shaban Saliu thotë se ka kërkuar nga Komuna e Dollnenit që të rregullohen tulatet dhe se pret mbështetje nga komuna.

“Tash shpresojmë që kryetari i komunës do të na dal në ndihmë dhe të realizojmë këtë projekt për ti rregulluar këto tualete brenda në shkollë”, deklaroi Shaban Saliu.

Infrastruktura e kësaj shkolle lë shumë për të dëshiruar.

“Edhe dyshemeja duhet të rregullohet sepse tek dyshemeja është investim më i madh pak. Aty bisedohet për sipërfaqe më të madhe, andaj shpresat i kemi te kryetari i komunës që të na vije në ndihmë t’i rregullojmë këto kushte”, shtoi Saliu.

Në shkollën e Zhitoshës po bëhen punime për instalimin e nxehjes qendrore.

Kati i parë i shkollës thuajse është shndërruar në punishte.

Kryetari i komunës së Dollnenit, Xhemil Qamili, në linjë telefonike tha se gjatë pushimit verorë do të ketë renovime.

Pyetëm edhe ministrin Arbër Ademi për kushtet e kësaj shkolle e ai tha se komunat duhet të tregojnë interesim më të madh në këtë drejtim.

Ndryshe në shkollën Liria të Zhitoshës mësojnë 336 nxënës në 22 paralele.

 

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 16:17