Zhvillimet në Teatrin e Gostivarit, sqarohet Vishka

Zhvillimet në Teatrin e Gostivarit, sqarohet Vishka

“Nje muaj pa gjume, duke vrapuar prej dere ne dere neper institucione qe te mbaroj punen qe e filluam me Asafin. Edhe pse me gjys shekulli vonese, edhe pse me shantazhe dhe pengesa nje vit nga themelimi, vendoset kurora e Institucionit me te larte – aktoret”, ky është fillimi i sqarimit nga u.d Drejtor në Teatrin e Gostivarit, Visar Vishka lidhur me zhvillimet e fundit në Teatër.

“Ne jemi te perkohshem, teatri do ngelet pergjithmone! Une sot jam ketu, neser ku i dihet neper bote, por gjithmone si neper bote ashtu dhe ne vendlindjen time (ku shkojne tatimet e mia), gjithmone me profesionalizem dhe dashuri ndaj profesionit. Si gjithmone me kokefortesi kundrejt shantazheve dhe padrejtesive”, vijon sqarimi nga Vishka.

Sipas tij, Progresin mund ta vononi, por asnjehere ta ndaloni!

“29 te rinj, 29 familje sadopak me umut me te madh per te ngelur ne Gostivar dhe 80.000 njerez qe do mund ta quajne veten qytetar me.Vazhdojme dhe me zgjerim te ekipit te teatrit ne 2020! Suksese kolege dhe shpresoj se sdo te pritni si une deri 35 vjet te gjeni shtepine tuaj! Shihemi ne premieren e pare se shpejti”, përfundon sqarimi i drejtorit Vishka.

Gostivari Sot ua sjell edhe reagimin e aktorëve Argjend Hasani dhe Berat Saliu.

“Hera e parë në jetë kam qëndruar në Stacion Polici për një orë, shkaku se kam marr pjesë në provat e shfaqjes që e kam përgatitir për 6 javë. Nga provat jam larguar me polici nga “Drejtori”! Kërkoj drejtesi njerezore, shkaku pse jam largu prej shfaqjes, pa asnjë informacion”, shprehet aktori Saliu.

Ka reaguar edhe aktori Argjend Hasani.

”Sonte ishte një nga aktet me jonjereëzore që kam përjetuar në jetën time …Drejtori i Teatrit te Gostivarit me dhunë Policore na ka larguar nga provat e shfaqes pa asnjë të drejtë … me dhunë dhe inate Teatri nuk bëhet.. Hakmarrjet ndaj neve janë të pabaza”, shprehet Hasani.

Ndërkohë, Gostivari Sot mëson që Policia ka intervenuar me kërkesë të drejtorisë së Teatrit. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 13, 2019 12:11

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA