Ziadin Sela: Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur për unitet të shqiptarëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 21:49

Ziadin Sela: Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur për unitet të shqiptarëve

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela po debaton rreth zhvillimeve politike në vend në ‘Rruga Drejtë’.

Nuk kam preferenca, në lidhje me subjektet politike. Ne kemi qenë në koalicion në 2016-tën, edhe duke e ditur forcën politike të atyre dy partive politike. Ne gjithmonë jemi të hapur për unitet. Momenti në të cilën ndodhet Aleanca për Shqiptarët, është e vetëdijshme për të sjellë ndryshimin dhe demokracinë, në këtë vend që jeton në monizëm. Për këtë qëllim, është thirrja që e shohim nga qytetarët. Jemi të gatshëm për koalicionim. Nuk kam pasur rezerva për koalicionim me Lëvizjen Besa. Inatet personale nuk kanë asnjë vlerë, për shkak se nga inatet personale mund të na ikin ende më tepër qytetarët. Pushteti po politizon gjithçka. Ne punojmë për ndryshimin. Nuk kam pas akoma negociata për zgjedhje, qoftë me Lëvizjen BESA qoftë me Alterantivën. Ju bëj thirje publike: Aleanca për Shqiptarët është e hapur për koalicion me të dyja bashk.

Gjithashtu, Ziadin Sela, në ndërhyrje të debatit ka theksuar që: ‘Menduh Thaçin le ta merr Ali Ahmeti, bile të merr dhe Vesel Mehmedin dhe Gëzim Ostrenin ndërsa ne do të jemi në anën tjetër, pra le të bëhen dy blloke politike’ – theksoi lideri i Aleancës për Shqiptarët.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 21:49