Ziadin Sela i shkruan presidentit Pendarovski

Desk
By Desk May 4, 2020 19:25

Ziadin Sela i shkruan presidentit Pendarovski

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në letrën që i ka dërguar presidentit Stevo Pendarovski, ka kundërshtuar qëndrimin e tij se vendi duhet të heqë dorë nga BE-ja nëse kushtëzohet gjuha dhe kombësia nga ana e Bullgarisë. Sela thotë se nuk mund ta kuptojë se si pas këtij kushtëzimi bullgar, Pendarovski dhe establishmenti politik maqedonas në përgjithësi, nuk kanë nisur qoftë edhe reflektimin më të vogël rreth asaj se si ndjehen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ku vazhdimisht u cenohet identiteti i tyre kombëtar. Për problemin me Bullgarinë Sela kërkon që kjo çështje të zgjidhet nga komisionet e ngritura, ndërsa kërkon ndryshime kushtetuese që do ta rregullonin përfundimisht çështjen e gjuhës shqipe.

Po, zoti President, ka raste të tilla edhe në shekullin 21! Dhe për këtë nuk keni nevojë fare të shikoni drejt Sofjes. Mjafton të shikoni në oborrin tuaj, sepse Maqedonia e Veriut, President i së cilës jeni ju vetë ua konteston po këtë të drejtë shqiptarëve, bile në mënyrë edhe më eklatante, duke e reduktuar gjuhën shqipe në një “gjuhë që e flasin mbi 20% e qytetarëve dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja. Duke u nisur nga parimi “mos ia bën asnjëherë tjetrit atë që nuk dëshiron dikush të ta bëjë ty”, shpresoj se bashkë me ju dhe politikanë tjerë mendje hapur maqedonas të bëhemi bashkë në jetësimin e idealit tonë evropian dhe të ndryshojmë këtë kushtetutë retrograde, që më në fund gjuhës shqipe t’i themi gjuhë shqipe duke braktisur kështu logjikët e një periudhe të errët të historisë- Letra e Selës drejtuar Pendarovskit.

Desk
By Desk May 4, 2020 19:25