Ziadin Sela me urim dhe porosi për nxënësit, prindërit dhe mësuesit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Shtator, 2022 15:17

Ziadin Sela me urim dhe porosi për nxënësit, prindërit dhe mësuesit

Kryetari i Aleanës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka uruar vitin shkollorë.

“Të nderuar prindër! Po jetojmë në një kohë të krizës ekonomike, institucionale, por edhe sociale. Ky do të jetë një vit i rëndë për çdo familje e për çdo prind, andaj uroj që sa më lehtë dhe me sukses ta përballojmë të gjithë, duke shpresuar që të paktën fëmijët të mos i ndjejnë pasojat e mungesat gjatë procesit edukativo-arsimor dhe zhvillimit të tyre jetësor. Edhe ky vit shkollor fatkeqësisht po fillon me probleme e mangësi, në shumë objekte të vjetra shkollore, me kushte të vështira, me mungesë të librave, që vijnë si pasojë e papërgjegjësisë së atyre që kanë marë përgjegjësi për të udhëhequr këtë vend dhe arsimin në veçanti. Por, edhe për këtë na ngelet çdo prindi që të kujdesemi për t’ua zbutur vështirësitë fëmijëve dhe të mendojmë në të ardhmen se në dorë të kujt po e lëmë fatin e fëmijëve tanë.” shkruan Sela.

Sela më tej shton se edhe për ju sot është një ditë gëzimi, duke patur parasyshë se për çdo mësues e mësuese, parimisht dashuria për fëmijët ka qenë motivi i parë për të hyrë në këtë profesion.

“Por, jemi të vetëdijshën se edhe ju ashtu si prindërit, po përballeni me shumë vështirësi e probleme. Nga njëra anë keni jetën tuaj private, familjet tuaja dhe problemet që ju rëndojnë në atë pjesë të jetës. Nga ana tjetër puna juaj aq e shenjtë, por aq pak e vlerësuar nga institucionet. Përballeni me shumë mungesa e vështirësi, në të njëjtën kohë me shumë përgjegjësi dhe sfida të përditshme. Të gjitha i kuptojmë, por si njerëz mbi të gjitha, edhe si prindër që jeni tanimë shumë prej jush, mos haroni fisnikërinë e shenjtërinë e profesionit tuaj. Të punojmë bashkërisht që t’ua lehtojmë vështirësitë tuaja, të përballojmë këto kohëra të vështira e të ndërtojmë bashkërisht gjenerata të shëndosha që do të na bëjnë krenarë të gjithëve. Të fokusohemi që fëmijët tanë e tuaj, që sot janë ulur para jush, të nxënë më të mirën e më të dobishmen, ndërsa bashkërisht të punojmë e luftojmë që këtë mund e sakrificë tuajën t’ua vlerësojmë ashtu siç meritoni. Mos harroni se prej sot ju jeni sytë tanë, jeni zëvendësuesit e çdo prindi, keni amanetin më të shenjtë, ndërsa të jeni të bindur se nga çdo prind, ju gëzoni respektin maksimal për punën tuaj.
Ju faleminderit për çdo shkronjë që ju mësoni fëmijëve e për çdo mund që bëni për më të dashurit tanë!
Urime, shëndet dhe suksese çdo nxënësi e nxënëse, punë të mbarë e të lehtë çdo mësuesi e mësuese, ndërsa çdo prindi uroj nga zemra që t’i realizohen dëshirat e ëndërrat për fëmijët e tyre”, shkruan Sela.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Shtator, 2022 15:17

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare