Ziadin Sela: Nuk jam larguar nga politika, qytetarëve ju kërkoj të mos e humbisni besimin tek ASH-ja

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 21:56

Ziadin Sela: Nuk jam larguar nga politika, qytetarëve ju kërkoj të mos e humbisni besimin tek ASH-ja

Ish lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur për largimin e tij nga udhëheqja e partisë pas zgjedhjeve lokale.

Në ClickPlus në TV21 Sela tha se dorëheqja nuk do të thotë se ai është larguar nga politika dhe bëri thirrje që qytetarët të mos e humbasin besimin te ASH-ja, pasi siç tha, është i vetmi subjekt politik që i mban premtimet.

“Unë nuk jam larguar nga politika. Jam aty sa herë që jam dashur, për ndonjë këshillë, qoftë për liderin aktual të partisë apo edhe të ndonjë eksponent partiak. Unë e kam një kërkim, mos e humbisni besimin në ASH. Është i vetmi subjekt politik që paraqitet me premtime para qytetarëve dhe që mundohet t’i realizojë, dhe i realizon sapo të bëhet pjesë e Qeverisë. Bëhet fjalë për Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Prandaj, mos e humbisni besimin te ASH. Një pjesë të fajit e kam edhe unë, por edhe të tjerët prandaj qytetarët votuan ashtu siç votuan”, tha Sela.

Ai ka folur për pozitën e tij, tani si pjesë e Qeverisë edhe pse jo si lider i Aleancës për Shqiptarët.

Ai tha se vazhdon të jetë konsistent në qëndrimet e tija, të cilat i ka shprehur publikisht teksa ka qenë kryeopozitar.

“Do të vazhdoj të jem konsistent në qëndrimet e mija. Do të vazhdoj t’ju qëndroj prapa deklaratave të mija të shprehura si kryeopozitar, sepse i kam thënë pa ndonjë prapavijë, për të nxjerr popullin në dritë, sepse jemi shumë larg dritës”, tha Sela.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 21:56
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.