Ziberi: Interesat, para ideologjive politike

Ziberi: Interesat, para ideologjive politike

Politikanët po i vendosin interesat e tyre përpara ideologjisë së partisë, tha ish-deputeti Naser Ziberi në paraqitje e sotme televizive në emisionin “200” të Alsat, duke theksuar se shpesh herë edhe programi politik vendoset në rend të dytë.

“Është e qartë se vitet e fundit ka pasur shumë pak ideologji dhe përcaktim në programet e partive politike. Ka interesa. Interesa që nuk kanë të bëjnë me konceptet e programeve për atë sesi duam ta shohim shtetin, çfarë sistemi juridik duhet të vendosim, çfarë programi për zhvillimi ekonomik do të kemi, por thjesht perspektivën personale dhe mbi këtë edhe efektivizimi përmes procesit të qeverisjes”, tha Ziberi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Nëntor, 2019 23:09

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.