Ziberi: VMRO-ja duhet të ketë argumente të forta në rast se refuzon zgjedhjet

Ziberi: VMRO-ja duhet të ketë argumente të forta në rast se refuzon zgjedhjet

Eksperti juridik, Naser Ziberi në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat theksoi se në rast se të gjithë faktorët e brendshëm dhe ata ndërkombëtarë pajtohen që zgjedhjet të mbahen gjatë verës, VMRO-DPMNE-së do ti duhen argument të forta juridike dhe politike që të refuzojë zgjedhjet.

“Nëse të gjitha elementet shkojnë në favor të idesë për organizimin e zgjedhjeve në periudhë eventualisht më të shkurtër 21 qershor , kjo do të rriste shanset dhe motivet e partive në pushtet për të shkuar në zgjedhje dhe kjo nga ana tjetër do ta vë në siklet dukshëm opozitën, në rend të parë VMRO-DPMNE-në sepse do ta ketë të vështirë ta mbroj pozicionin se nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve. VMRO-DPMNE supozoj se në këtë rast nëse të gjitha këto elemente janë pro idesë së organizimit të zgjedhjeve, do ti duhet alibi shumë e ngjeshur i argumentuar politikisht, juridikisht do të kisha thënë edhe në aspekt të oportunitetit që të mund ta refuzojë propozimin për organizim të zgjedhjeve”, pohoi Ziberi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 22:29

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.