Zidane: Juve nuk me ka telefonuar, por të nesërmes nuk i dihet!

Desk
By Desk March 7, 2020 19:49

Zidane: Juve nuk me ka telefonuar, por të nesërmes nuk i dihet!

Zinedine Zidane shuan zërat që janë përhapur në orët e fundit për të marrë drejtimin e Juventusit, por ka lënë gjithçka të hapur në lidhje me të ardhmen.

“Daily Mail” ditën e djeshme raportoi për një akord me klubin torinez, por duket se e vërteta nuk qëndron kështu.

“Nuk më ka telefonuar askush, unë mendoj vetëm për Realin. Nuk di asgjë, janë thënë shumë gjëra. Ndihem i mbështetur nga klubi, të gjithë qëndrojmë në pozicionet  tyre. Sot jam trajneri i Realit, nesër kjo gjë mund të ndryshoje”, tha ai.

“Bankina e Realit është një përgjegjësi, por edhe fat që jam këtu. Futbolli gjithmonë ka qenë pasioni im i madh, bëj atë që më pëlqen. Jam krenar që jam pjesë e Realit dhe e shijoj çdo moment, edhe pse futbollistët janë ata që shkruajnë historinë”, deklaroi Zidane në konferencën për mediat.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:49