Zidane, klauzola dhe Juve, e ardhmja e Pogbas është mister

Zidane, klauzola dhe Juve, e ardhmja e Pogbas është mister

Nëse ka një moment kur mund të transferosh një lojtar si Paul Pogba, ëndrrën e madhe të Zidanes, është tani.

Ashtu siç ndodhi në vitin 2016, duket se kjo verë do të hapë dyert e një tjetër transferimi në karrierën e tij. Tani është 27 vjeç dhe kërkon të nisë një tjetër aventurë.

Mesfushori francez ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2021 dhe sipas gazetës “AS” ata po këmbëngulin që t’ia rinovojnë. Megjithatë i kanë bërë me dije se nëse nuk dëshiron të qëndrojë, atëherë është më e mira që të largohet këtë verë.

Problemi kryesor është raporti që ka agjenti i tij Mino Raiola me trajnerin Solskjaer. Në distancë ata kanë pasur një “luftë” verbale dhe kjo gjë i ka çuar në një krisje totale, çka e bën të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre. Ekziston një klauzolë në kontratën e Pogbasë, të cilën drejtuesit e Junajtid e trumbetojnë me të madhe për rinovimin automatik, por në fakt koha që ajo e zgjat kontratën është vetëm 2-mujore. Reali i Madridit ka një mundësi ideale për ta transferuar në verë.

I bie vlera- Pogbas kushtonte 120 milionë euro në verën e vitit 2016, por tani transferimi i tij mund të kryhet për një vlerë më të vogël. Reali mund ta blejë kartonin e francezit për 100 milionë euro, shifër e cila mund të jetë edhe më e ulët për shkak të krizës nga koronavirusi, por edhe nga dëmtimet e shumta që ka pasur mesfushori francez.

Zidane dhe Juventusi- Pogba dhe Zidane kanë një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe trajneri i Realit po bën gjithçka për të punuar me të, por duhet të bëjë kujdes.

Juventusi është një opsion real për të ardhmen e Pogbas. Bardhezinjtë janë një “dashuri” e vjetër e francezit dhe ai kurrë nuk e ka fshehur këtë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Mars, 2020 20:22

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.