Zigzaget e Bilallit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Korrik, 2022 00:05

Zigzaget e Bilallit

Në periudhën nga viti 2014 dhe deri vitin 2022, Bilall Kasami ka lëvizur nga një ekstrem në një tjetër. Mbahet mend koalicioni i parë parazgjedhor me një parti maqedone. Ishte Lëvizja Besa që theu akullin që nga fillimi i pluralizimit politik në vitin 1991 duke u lidhur me LSDM.  Në tre detyra të rëndësishme, një herë sekretar  shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe dy herë deputet, Kasami qëndroi vetëm nga një vjet. Nisur nga ky fakt, konstatohet që Bilall Kasami nuk është një figurë konsistent në politikë. Një lëvizje ekstreme e tij është edhe paralajmërimi që Rifat Jashari do të shpallet “Qytetar Nderi” i Tetovës. Çmimi “Qytetar Nderi” e sipas ligjit e nda këshilli komunal dhe aktualisht këshilli komunal është i shpërbërë dhe me 20 gusht do të mbahen zgjedhje.

Shkruan: Driton ZENKU

Zigzaget e Bilall Kasamit në politikë që nga viti 2005 dhe deri tani, janë interesante dhe sa kontradiktore po aq ekstemiste.

Në vitin 2005 u emëruar sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, dhe ku mandati i tij nuk zgjati as një vjet.

Nga ky nivel, bie në vendin e tij të punës në Drejtorinë e doganave, ku vazhdoi deri në vitin 2008.

Nga viti 2014 i rikthehet politikës për të krijuar Lëvizjen Besa.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 u zgjodh deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, për t’u tërhequr në vitin 2017 që të kandidojë për kryetar të Komunës së Tetovës, ku dhe nuk arriti të fiton zgjedhjet.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut të vitit 2020 u zgjodh sërish deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe këtë mandat qëndroi vetëm 1 vit si deputet.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 sërisht u kandidua për kryetar të Komunës së Tetovës. Në rrethin e parë humbi zgjedhjet, ndërsa në të dytin fitoi dhe mori postin e Kryetarit të Komunës së Tetovës e që e kishte pretenduar edhe katër vjet më parë.

Në tre detyra të rëndësishme, një herë sekretar  shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe dy herë deputet, Kasami qëndroi vetëm nga një vjet. Nisur nga ky fakt, konstatohet që Bilall Kasami nuk është një figurë konsistent në politikë. Zig zaget e tij, janë më se evidente. Kështu i ndodhi edhe në koalicione me partië të tjera politike qofshin shqiptare apo maqedone.

Kështu i ndodhi edhe brenda partisë së tij. Pa kaluar katër vjet nga themelimi, Lëvizja Besa u nda në dy tabore. Tabori i Bilall Kasamit dhe tabori i Afrimit Gashit. I pari insistonte të ngelte në krye të partisë, ndërsa tabori i Afrim Gashit kërkonte largimin e tij.   

Në periudhën nga viti 2014 dhe deri vitin 2022, Bilall Kasami ka lëvizur nga një ekstrem në një tjetër. Mbahet mend koalicioni i parë parazgjedhor me një parti maqedone. Ishte Lëvizja Besa që theu akullin që nga fillimi i pluralizimit politik në vitin 1991 duke u lidhur me LSDM.  

Le të shohim disa lëvizje të Bilall Kasamit në këto vite sa qëndron në skenën politike:  

  1. Largohet nga BDI për të formuar Lëvizjen Besa.
  2. Viti 2015, dështon përprekja që Lëvizja Besa, RDK, atëherë Lëvizja  për Reforma në PDSH dhe Uniteti të bashkohen në një bllok të përbashkët opozitar. Tre partitë e tjera u bashkuan, kurse Lëvizja Besa mbeti e vetme.   
  3. Viti 2017, marrrëveshje për koalicion për zgjedhjet lokale mes Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës. Koalicioni nuk zgjati shumë dhe shumë shpejt Lëvizja Besa dhe ASH ndanë rrugët.
  4. Në Janar të vitit 2018 Lëvizja Besa edhe zyrtarisht u nda në dy tabore. Tabori i Bilall Kasamit dhe tabori i Afrimit Gashit. I pari insistonte të ngelte në krye të partisë, ndërsa tabori i Afrim Gashit kërkonte largimin e tij. Të larguarit e quanin uzurpator të partisë, Bilall Kasamin.   
  5. Në shkurt 2018 Lëvizja Besa kumtoi që kategorikisht hedh poshtë çdo mundësi për koalicionim parazgjedhor me LSDM-në, por kjo nuk zgjati shumë. Pa pritur, Lëvizja Besa i bashkohet në koalicion parazgjedhor me LSDM për zgjedhje parlamentare 2020. Ishte koalicioni i parë parazgjedhor mes një partie shqiptare dhe maqedone.  
  6. Në janar të vitit 2020, edhe pse ishin ndarë në dy tabore me Alternativën dhe kjo e fundit lindi si fraksion nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami pranoi të lidhte koalcion parazgjedhor me ASH dhe Alternativën. Ky bashkëpunim nuk u arrit.
  7. Po ashtu në vitin 2020, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa përkrahën kandidaturën e Blerim Rekës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por ky bashkëpunim nuk zgjati as një vit.
  8. Në zgjedhjet lokale 2021, Lëvizja Besa lidhi bashkëpunim me ASH dhe VMRO-DPMNE në Tetovë. Me këtë të fundit aktualisht ndanë edhe pushtetin lokal në komunën e Tetovës  
  9. Në nëntori – 2021, Lëvizja BESA njoftoi largimin nga koalicioni qeveritar. Kjo ndodhi menjëherë pas zgjdhjeve lokale të vitit 2021.
  10. Nëntor – 2021, partia e Bilall Kasamit bashkon forcat me ASH, VMRO-DPMNE dhe e Majta, për të siguruar 61 deputetë dhe për të rrëzuar qeverinë LSDM-BDI. Përpjekja dështoi.
  11. Në maj 2022, Bilall Kasami njoftoi se nuk ka shumicë në Këshillin Komunal duke e çuar Tetovën drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe se kishte ndarë rrugët me Lëvizjen qytetare “Më mirë për Tetovën”.

Një lëvizje ekstreme e tij është edhe paralajmërimi që Rifat Jashari do të shpallet “Qytetar Nderi” i Tetovës. Çmimi “Qytetar Nderi” e sipas ligjit e nda këshilli komunal dhe aktualisht këshilli komunal është i shpërbërë dhe me 20 gusht do të mbahen zgjedhje.

Krejt kjo lëvizje e tij bëhet në kohën kur partitë shqiptare distancohen nga politika e VMRO-DPMNE për shkak të qëndrimit anti-BE, dhe kur Bilall Kasami vazhdon të qeverisë Tetovën me këtë parti politike që ka qëndrime anti-europaine, dhe e dëshmuar që edhe anti-shqiptare.

Parë me hollësi këto lëvizje ekstreme të Bilall Kasamit, duke nisur nga largimi prej BDI dhe formmi i Lëvizjes Besa, ndarjen e partisë në dy tabore, prishjen e koalicionit me ASH, koalicionin parazgjedhor me LSDM, afrimin me VMRO-DPMNE, prishijen e bashkëpunimit me Lëvizjen qytetare “Më mirë për Tetovën”, mund të vihet në një konstatim themelor që letërnjoftimi politik i Bilall Kasamit mund të jetë gjithçka, por jo e një politikani konsistent, politikani serioz dhe një politikani me besë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Korrik, 2022 00:05