Zira Demiri nga Gostivari, studente që në Turqi për një vit kalon provimet e dy viteve

Zira Demiri nga Gostivari, studente që në Turqi për një vit kalon provimet e dy viteve

“Ish-nxenesja e Medresese tashmë studente në Stamboll të Turqisë, kaloi të gjitha provimet e dy viteve brenda një viti ”Zira Naser Demiri (1997) është lindur në fshatin Debresh të Gostivarit.

Mësimet e para fetare i filloi që nga mosha 4 vjecare në mektebin e Xhamisë së Vjetër të fsh.Debresh,ndërsa shkollen fillore e kreu me sukses te shkelqyeshëm në shkollen fillore “Faik Konica” në Debresh ku është zgjedhur edhe nxënëse gjenerate.

Shkollen e mesme e mbaroi në Medesenë “Isa Beu” në Gostivar.

“Në Medresenë Isa Beu jo vetem që ishte e dalluar në të gjitha lëmitë, si në ato shkencore ashtu edhe në ato fetare, ajo poashtu mori edhe titullin Hafize e Kuranit Famëlarte.Duke qenë se Zira Demiri ka treguar suksese të larta gjatë 4 viteve, ajo arriti që në fund të zgjidhet nxënëse e gjeneratës së pestë të Medresesë Isa Beu – Paraleja e shtrirë e vajzave në Gostivar”, thonë nga Muftinia.

Pas perfundimit të Medresesesë, për t’i zgjeruar edhe më tej diturite fetare, u drejtua drejt Universitetit Istanbul në qytetin e Stambollit në Turqi në degën e teologjisë (İlahiyat).Duke pasur parasysh vështirësitë që mund ti has një student në një vend të huaj dhe larg familjes, Zira Demiri vazhdoi edhe më fuqishëm të korr suksese edhe në Stamboll ku arriti që të kalojë provimet e dy viteve brenda nje viti shkollor ,sukses ky që e bëri të motivohej edhe më shumë dhe të përqendrohet në vazhdimin e studimeve. Gostivari Sot 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Shkurt, 2020 09:33

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik