ZITZH prezanton aktivitet ekonomike, 488 milion euro do investohen në zonat industriale

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:06

ZITZH prezanton aktivitet ekonomike, 488 milion euro do investohen në zonat industriale

188 milion euro investmie të huaja janë në fazë qeveritare për të filluar investimet në terren të cilët do të hapin mbi 2.700 vende të reja të punës.

Me këtë punësime për tre vitet e ardhshme do të rritet numri i punësimeve për rreth 20 %.

Kështu treguan rezulatet vjetor të Drejtorisë për Zonat Teknologjike Industriale dhe Zhvillimore.

“Me këto investime presime që rritja e eksportit të përgjithshëm në 10 vitet e ardhshme të arrijë në 3 miliard e 200 milion euro, presim të hyrat buxhetore të arrijnë në 21 milion euro, të hyrat publike në bazë të kontributave për mbi 74 milion euro, presim të hyrat publike në bazë të tatimit të fitimit për mbi 55 milion euro, ndërsa paga mesatare neto për 2.700 vende të punës do të jetë 843 euro.” – u shpreh Drejtori i ZITZH-së, Jovan Despotovski.

Përveç kësaj në fazë të bisedimeve janë edhe rreth 300 milion euro tjera investime të cilët kanë parashikuar rreth 1.500 punësime të reja. Tre prej këtyre investimeve janë nga fusha e energjetikës, thotë Despotovski.

“Kur themi se jemi në fazë të bisedimeve kjo do të thotë se investitorët veçmë kanë dërguar planin e investimit dhe jemi duke biseduar tani për lokacionin ku do të hapet biznesi dhe për mbështetjen shtetërore. Po pres se këto 300 milion euro të reja investime do të vijojë gjatë vitit 2022. Tre prej këtyre investimeve, janë nga fusha e energjetikës.” – deklaroi Despotovski.

Këtë vit do të fillojë edhe ndërtimi i tre investimeve të reja nga pilot projekti i Fondit Investues Strategjik i Gjelbërt të cilat kanë të bëjnë me burimet e ripërtëritshme. Analiza vjetore e Drejtorisë tregoi poshtu edhe rritje të importit për 31 dhe rritje të eksportit vjetor për 15 % krahasuar me dy vitet e kaluara. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:06