Zjarr në Kumanovë, digjet depoja e materialeve, një viktimë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:33

Zjarr në Kumanovë, digjet depoja e materialeve, një viktimë

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer sot në ambientet e zyrës së një depoje për material ndërtimor në Kumanovë. Po hetohen shkaqet e shpërthimit të tij.

“Dy ekipe të zjarrfikësve kanë dalë në terren, gjashtë zjarrfikës kanë zënë ambientet e zyrës ku banonte një person. Zjarri ka vrarë një burrë që ka tentuar të shuajë zjarrin, por sipas të gjitha gjasave është mbytje nga tymi dhe njeriu ka ndërruar jetë. Kur ekipet tona arritën në vendin e ngjarjes, njeriu tashmë ishte i vdekur”, tha komandanti i TPPE Kumanovë, Dejan Ilievski.

Zjarrfikësi Stojan Ilievski, përgjegjës për turnin, tha se aktualisht janë duke punuar në shuarjen e zjarrit në objekt.

“Kur arritëm dhoma ishte me tym. Zjarri tani është nën kontroll”, tha Ilievski./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:33
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.