Të paktën 26 fëmijë kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë kanë pësuar djegie si pasojë e një zjarri që ka rënë në një shkollë në Nigeri.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tragjedia ka ndodhur në qytetin Maradi. Në fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihen sesi të rriturit dhe fëmijët mblidhen afër vendit ku ka ndodhur zjarri ku edhe shihet tymi i zi.
Deri më tani nuk dihet çfarë e kishte shkaktuar zjarrin, nuk ka konfirmime zyrtare nga personat kompetent. Tragjedia ndodhi vetëm disa muaj pasi që një zjarr tjetër shpërtheu në një shkollë në periferi të kryeqytetit nigerian, ku gjithashtu humbën jetën 20 fëmijë./abcnews.al