Zjarr në stadiumin e qytetit në Tetovë
Mbrëmjen e djeshme në 20:45 minuta në SPB Tetovë është raportuar se ka shpërthyer zjarr në hapësira të pashfrytëzuara në anën lindore të stadiumit të qytetit në Tetovë.
Në to kishte një sasi të madhe mbeturinash të ndryshme dhe goma të vjetra automjetesh.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa me intervenimin e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës rreth orës 21:35, zjarri është shuar plotësisht. Rasti është duke u zbardhur. Flaka