Zjarri në azilin e Fierit, Balla viziton te spitali të moshuarit që u asfiksuan prej tymit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 22:45

Zjarri në azilin e Fierit, Balla viziton te spitali të moshuarit që u asfiksuan prej tymit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar mbrëmjen e sotme në Spitalin Rajonal të Fierit të moshuarit të cilët u asfiksuan nga zjarri që përfshiu shtëpinë e të moshuarve në Fier pasditen e sotme.

Deklarata për media e ministrit Balla:

Së pari dua të falënderoj gjithë forcat e Policisë së Shtetit në mënyrë të veçantë repartin e Shqiponjave, forcat e zjarrfikseve në kuadër të njësisë së mbrojtjes kundër zjarrit në bashkinë Fier.

Natyrshëm të falënderoj edhe vetë punonjësit e shtëpisë së të moshuarve Fier, të cilët në mënyrë të menjëhershme bashkëvepruan për të larguar nga shtëpia e të moshuarëve banorët, të cilët bashkë me drejtoreshën e spitalit sapo i vizituam një nga një, secili prejt tyre është jashtë çdo lloj rreziku për jetën.

Natyrshëm që spitali u ka ofruar gjithë përkujdesjen që do ta kenë edhe nesër deri në momentin që shtëpia e të moshuarëve do të jetë totalisht e banueshme pasi të bëhen të gjitha verifikimet. Besoj jeni njohur me konstatimet paraprake të bëra edhe nga Policia e Shtetit që bëhet fjalë për një zjarr që ka ardhur nga jashtë godinës, por natyrshëm që duhet të bëhen të gjitha verifikimet për të parë se kush ka qenë arsyeja, shkaku i zjarrit dhe padyshim të vendosen pikat mbi i, mbi autorësinë apo shkaktarët e këtj zjarri.

Ndërkohë që bashkë me drejtoreshë Nevilën kemi vizituar një për një të gjithë banorët e shtëpisë së moshuarëve të cilët gjenden këtu në spitalin rajonal Fier, shpresoj që gjithçka për sa i përket shëndetit të tyre të jetë nën kontroll të plotë, por siç më njoftoi drejtoresha mund t’ua konfirmoj edhe juve që nuk kemi asnjë probematikë përsa i përket shëndetit të tyre.

Janë 50 banorë të kësaj shtëpie të moshuarish në Fier për të cilët bashkia Fier përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme dhe që të gjithë janë këtu dhe do të rivendosen përsëri në shtëpinë e të moshuarëve dhe siç e kemi bërë traditë nuk e mbyllim këtë vit pa një darkë me ta.

Pyetje: Pohuat që nga hetimet paraprake zjarri ka ardhur nga një godinë që ndodhet pranë shtëpisë së moshuarëve?

Balla: Mos më citoni gabim, unë thashë që bëhet fjalë që nga hetimet paraprake zjarri nuk ka qenë në godinën e shtëpisë së moshuarëve por ka ardhur nga jashtë, pastaj se ka qenë një shkëndijë elektike në një ndërtesë ngjitur apo në muret rrethuese apo një zjarr nga pakujdesia e ndonjë personi që mund të ketë kaluar aty afër, por këto janë detyrat e e forcave të zbatimit të ligjit .

Pyetje: Ndërkohë nga kontaktet që kemi patur me banorët, rrjeti elektrik i kësaj godine është tejet i amortizuar si vetë godina, në këtë këndvështrim a mund të quhet edhe një ngjarje e paralajmëruar?

Balla: Jam këtu që të nxis autoritetet që ngarkon ligji të bëjnë detyrën e tyre. Për mua më e rëndësishme është që është reaguar në mënyrë të menjëhreshme nga të gjitha njësitë që ngarkon ligji, forcat zjarrëfikse në varësi të bashkisë, padyshim edhe të gjithë punonjësit e tjerë të bashkisë që merrem me administrimin dhe përkujdesjen dhe dua t’ju them se kemi një staf të mrekullueshëm në shtëpinë e të moshuarëve të Fierit dhe ata që janë gjithmonë kudo Policinë e Shtetit të cilët edhe në këtë rast dëshmuan se u gjendën aty në momentin e duhur dhe bënë veprimet e duhura.

Pyetje: A mendoni se ka ardhur koha për një godinë të re bashkëkohore?

Balla: Unë do doja më shumë se ju që të kishim mundësinë të bëjmë një ndërtesë të re por mos harroni që këto janë mundësitë tona për momentin dhe e vërteta është që ju keni qenë shpesh herë bashkë me mua në shtëpinë e të moshuarëve edhe kur kemi bërë festat e fundvitit bashkë me ta apo në momente të tjera, ndërtesa nuk është një ndërtesë e amortizuar, pra nuk bie dakort me këtë konstatim, kjo është një ndërtesë e cila gjithmonë ka nevojë si çdo ndërtesë, si çdo shtëpi e secilit prej jush dhe prej nesh që ka gjithmonë nevojë për përmirësime dhe të jeni të sigurtë që ne do bëjmë gjithçka që kushtet në atë shtëpi që ka shumë dashuri dhe ka shumë nevojë për përkujdesje të mos u mungojë./tvklan.al

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 22:45

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare