Nga dita e hënë, sekretar i komunës së Gostivarit është Zoran Krajoski. Krajoski me profesion ekonomist vjen sekretar komune pas një përvoje të gjatë pune në Fondin e Sigurimit Shëndetësor në Shkup, njofton Gostivari Sot
Posti i sekretarit, sipas marrëveshjes politike ASH – VMRO-DPMNE iu nda kësaj të fundit, edhe pse më herët ishte përfolur që VMRO-DPMNE do të ketë Kryesuesin e Këshillit Komunal. Gostivari Sot