Zoran Mileski – Kiçeec paraqitet në burgun e Strugës

Desk
By Desk October 26, 2020 14:53

Zoran Mileski – Kiçeec paraqitet në burgun e Strugës

Zoran Mileski – Kiçeec sot hyri në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues (INP) Strugë për vuajtjen e dënimit me burg prej tre viteve ku është dënuar për rastin “Reket”.

Drejtori i Drejtorisë për Kryerjen e Sanksioneve Jovica Stojanoviq në deklaratën për MIA-n konfirmoi se Zoran Mileski është pranuar në burgun e Strugës rreth para një ore e gjysmë dhe se vetë është paraqitur në vuajtjen e dënimit me burg.

Mileski është dënuar në tre vjet burg, pasi në dhjetor të vitit të kaluar e ka pranuar veprën për rastin “Reket” – marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm.

Desk
By Desk October 26, 2020 14:53