Zoran Popov do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë në SHBA, konfirmoi presidenti Pendarovski
Sekretari aktual i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov, duhet të jetë ambasador i ri i Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e sontme për Televizionin 24, përcjell FLAKA.
“Sot ka ardhur marrëveshja për zotin Zoran Popov. Morëm pëlqimin e palës amerikane. Shpresoj se do të kemi një ambasador në Uashington deri në shtator,” tha Pendarovski.
Republika e Maqedonisë së Veriut ka katër vjet e gjysmë që nuk ka ambasador në SHBA. Ambasadori i fundit i Maqedonisë në Uashington ishte Vasko Naumovski në periudhën 2014-2018. FLAKA