Zv.kryeministri Grubi mirëpret në aeroport presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Korrik, 2022 11:57

Zv.kryeministri Grubi mirëpret në aeroport presidentin e  Këshillit të Europës, Charles Michel

Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur në Aeroportin e Shkupit presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel i cili ka ardhur në një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut, transmton Flaka

“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit i urova mirëseardhje në vendin tonë presidentit të Këshillit të Europës, z. Charles Michel. Vizita e tij në Shkup është e një rëndësie të madhe pasi konfirmon mbështjetjen dhe përkushtimin e Unionit për të zhbllokuar rrugën e integrimit të vendit tonë, duke garantuar korrektësinë dhe racionalitetin përmbajtësor të propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Kjo përkrahje duhet të jetë motiv shtesë për të reflektuar dhe për të sjellur vendimin e duhur për të ardhmen europiane të vendit”, shkruan Grubi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ndodhet një vizitë tjetër zyrtare në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të vizitojë Podgoricën, Shkupin dhe Prishtinën.

Kjo do të jetë pjesa e dytë e “Turit ballkanik” të Charles Michel. Ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe BeH nga 19 deri në 21 maj.

Presidenti i Këshillit Evropian njoftoi se do të ftojë liderët e Ballkanit Perëndimor, në bashkëpunim me Francën, si vend që mban Presidencën e Këshillit të BE-së, në një takim me liderët e BE-së më 23 qershor në Bruksel për idenë e krijimit të një Komuniteti Gjeopolitik Evropian.

Michel sugjeroi që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e një formati të ri që do të punojë për të afruar dhe forcuar bashkëpunimin midis vendeve evropiane në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta, duke promovuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në një kontinent të përbashkët. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Korrik, 2022 11:57