Zv.kryeministri Osmani takon në Uashington zv.presidentin Pence

Driton Zenku
By Driton Zenku 21 Shtator, 2018 20:17

Zv.kryeministri Osmani takon në Uashington zv.presidentin Pence

Vazhdon mbështetja amerikane ndaj proceseve eurointegruese të Maqedonisë. Kjo u konstatua edhe në takimin e realizuar të zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, me nënpresidentin e SHBA-ve Mike Pence në Uashington.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për avancimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe për referendumin. Vizita kabinetit qeveritarë në Uashington vjen pas vizitës në Maqedoni të sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis dhe ndihmës-sekretari shtetëror, Ves Michel të cilët shprehën qartë përkrahjen e Uashingtonit për integrimin në NATO dhe për referendumin e 30 shtatorit.

Në fillim të muajit edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp përmes një letre drejtuar presidentit Ivanov, shprehu përkrahje për Marrëveshjen me Greqinë, duke e vlerësuar si mundësi historike për hapjen e rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

Me rastin e vizitës atje, zv.kryeministri Osmani pati edhe një mesazh në versionin video të cilin mund të ndiqni më poshtë:

Një mesazh i shkurtër nga Uashingtoni!

Posted by Bujar Osmani on Thursday, September 20, 2018

Driton Zenku
By Driton Zenku 21 Shtator, 2018 20:17