Zvicra shkatërron Islandën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 8 Shtator, 2018 23:03

Zvicra shkatërron Islandën

Zvicra dhe Islanda u përballen në kuadër të Ligës së Kombeve, në ndeshjen të cilën thuajse luajti vetëm njëra kombëtare.

Zviceranet e fituan takimin me rezultatin 6:0, duke mos i dhënë as edhe një rast të vetëm islandezëve.

Llogarinë e golave e hapi Steven Zuber me golin e  shënuar në minutën e 13’ pas një asisti të pranuar nga Rodriguez.

Vetëm 10 minuta më vonë ishte Denis Zakaria, i cili dyfishoi epërsinë ndaj një Islande që nuk jepte shenja që ishte në fushë.

Pjesa e dytë pritej të sillte një Islandë tjetër por kjo nuk ndodhi.

Në minutën e 53’ ishte Xherdan Shaqiri që nga një gjuajtje e lirë realizoi golin e tretë për Zvicrën.

Minuta e 67’ solli golin e katërt dhe të parin për Haris Seferovic.

Ishte Albian Ajeti që pas 6 minutash lojë (71’), shënoi golin e parë në fanellën e Zvicrës për të shënuar edhe golin e pestë për zviceranët.

Llogaria u mbyll nga Admir Mehmedi në minutën e 82’, për fitoren e thellë 6:0 në favor të Zvicrës.

Fillim i mbarë i “helvetikëve” nën drejtimin e Xhakës si kapiten.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 8 Shtator, 2018 23:03