Zyrtare, anulohet gara e Formula 1 në Holandë

Zyrtare, anulohet gara e Formula 1 në Holandë

Gara për Çmimin e Madh të Holandës edhe zyrtarisht është pezulluar. Organizatorët e këtij eventi sportiv kanë konfirmuar se nuk do të jenë pjesë e planeve të Formula 1 deri në fund të vitit 2020. Organizatorët konfirmuan se nuk janë në gjendje të organizojnë garën e parë pas dyerve të mbyllura, pasi që kanë shitur të gjithë biletat për këtë garë, para se të aktivizohet pandemia “Covid 19”.

“Jemi të gatshëm që të organizojmë garën, por nuk duam që Formula 1 të kthehet në Holandë, pas një kohe të gjatë dhe të zhvillohet me tribuna të zbrazura. Do të këshilloja që tifozët të jenë durimtar, pasi që ne kemi pritur 35 vite , andaj mund të presim edhe një vit,” ka thënë mes tjerash drejtori sportiv i garës në Holandë, Jans Lemers.

Gara për Çmimin e Madh të Holandës do të zhvillohet vitin e ardhshëm, ndërsa biletat e blerë për këtë vit, do të vazhdojnë edhepër vitin 2021.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Maj, 2020 20:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.