Komiteti Qendror i LSDM-së sonte i ka marrë vendim kryetarit të partisë dhe kryeministrit Zoran Zaev që të shtyhen dy dorëheqjet për një kohë të pacaktuar, thonë nga LSDM, përcjell FLAKA.
“U hap një diskutim i frytshëm dhe demokratik, në të cilin anëtarët e Komitetit Qendror, duke pasur parasysh momentin në të cilin ndodhet Maqedonia, rekomanduan dhe unanimisht vendosën që kryetari dhe kryeministri ta shtyjnë dorëheqjen për një kohë të pacaktuar. Pas shumë vitesh regjimi, shteti është ndërtuar mbi vlera të vërteta demokratike dhe liridashëse me parime të bashkëjetesës. LSDM po e korrigjon lartësinë e asaj detyre dhe do të punojë në interes të qytetarëve”, thonë nga LSDM. FLAKA