Zyrtare: Memphis Depay, lojtar i ri i Atletico Madridit

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 20 Janar, 2023 14:42

Zyrtare: Memphis Depay, lojtar i ri i Atletico Madridit

Atletico Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e Memphis Depay nga Barcelona.

Gjatë ditëve të fundit u përfol për një transferim të mundshëm të yllit holandez në Wanda Metropolitano dhe tashmë gjithçka është konfirmuar.

Është vet faqja zyrtare e Atleticos, e cila ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes dhe ka zyrtarizuar Depayn si lojtar të ri të tyre.

“Memphis është një lojtar i ri Kuq e Bardhë!”.

“Holandezi ka nënshkruar me klubin tonë për pjesën e mbetur të sezonit dhe 2 sezone të tjera”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

Çmimi i transferimit që Atletico ka paguar te Barcelona thuhet se sillet rreth 3-4 milionë euro. 

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 20 Janar, 2023 14:42

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare