Zyrtare, Nojer vazhdon me Bajernin deri në 2023

Zyrtare, Nojer vazhdon me Bajernin deri në 2023

Portieri gjerman, Manuel Nojer, ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023 me Bajernin.  Gjatë muajve të fundit u përfol për një largim të mundshëm të tij nga skuadra bavareze, dhe ishte skuadra angleze e Çellsit që ishte më e interesuar për shërbimet e 34-vjeçarit.

Largimi i tij lidhej me blerjen e portierit Nubel nga ana e Bajern, nga ish-klubi i tij Shalke 04. Megjithatë, Nubel duket se do të ketë konkurrencë të vështirë pasi Nojer do të jetë në ‘Allianz Arena’ së paku deri në vitin 2023.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Maj, 2020 21:19

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.