Zyrtare, Qeveria e RMV-së me masa të reja në lidhje me virusin korona

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 21:30

Zyrtare, Qeveria e RMV-së me masa të reja në lidhje me virusin korona

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratua vendimi për izolimin e qytetit të Kumanovës gjatë fundjavës, financimin e masave të shpejta financiare kundër virusit korona me 175.2 milionë euro, si dhe miratimin e furnizimit të 200 aparateve respiratorë, financimin e artistëve me rrogë minimale.

“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 34-të, solli vendim për ndaljen dhe regjim të veçantë për qarkullim (orën policore) në Komunën e Kumanovës, kufizim të plotë për fundjavë, duke filluar nga ora 21:00 të premten (sot) deri në ora 05:00 të hënën”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria njoftoi se gjithë të punonjësit mjekësor nga Kumanovë që punojnë në qytetet tjera, do të punojnë në spitalin e Kumanovës.

Regjimi për qytetet tjera vlen sikur javën e kaluar, ku ora policore fillon prej orës 16:00 deri në ora 05:00.

“Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) pozitivisht u përgjigj në kërkesën e vendit tonë duke pranuar Instrumentin për financimin e shpejtë në vlerë prej 175.2 milionë euro si ndihmë për financimin e masave shëndetësore dhe stabilizimin makroekonomik, si dhe për shpenzimet që rrjedhin si pasojë e paraqitjes së virusit korona”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria njoftoi se do të publikon thirrje publike në faqen zyrtare për 72 orë për furnizimin e 200 respiratorëve.

Në seancë gjithashtu vendosi që të financon artistët e pavarur me rrogë minimale (14,500 denarë) për muajin prill dhe maj.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri pacient është në moshë 70-vjeçare nga Kumanova i cili nga komorbiditeti ka pasur hipertension dhe dobësi të zemrës, rezultati i tij për virusin korona ende nuk është i gatshëm. Pacienti tjetër është në moshë 68-vjeçare, nga një fshat në rrethinën e Tetovës, i cili ka pasur hipertension arterik.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 21:30