Zyrtarët shkelin protokollin, të gjithë në një helikopter

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 16:28

Zyrtarët shkelin protokollin, të gjithë në një helikopter

Krerët e Qeverisë dhe të Ministrisë së Brendshme udhëtuan sot me një helikopter të policisë drejt Dibrës, por prania e tyre në të njëjtin mjet fluturimi, përbën shkelje të protokollit të sigurisë.

Kryeministri Oliver Spasovski, Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, Ministri i brendshëm Naqe Çulev dhe dy zëvendësit e tij Sllavjanka Petrova e Agim Nuhiu, kreu i Byrosë së Sigurisë Publike Sasho Tasevski dhe të tjerë bënë foto teksa fluturonin nga Shkupi për në Dibër.

 

Pas përfundimit të karantinës në Qendër-Zhupë dhe Dibër, para objektit të komunës, drejtuesit qeveritarë nuk respektuan as masat e distancës sociale, rregulla të cilat i kanë vendosur si masë parandaluese ndaj virusit Korona. Ministri i Brendshëm Teknik Naqe Çulev u pyet nga Alsat lidhur me këtë shkelje të protokollit, aq më tepër në këtë kohë pandemie.

Duke pasur parasysh intensitetin e aktiviteteve me krizën e Virusit korona, si kryetari e nënkryetari i Qeverisë si dhe udhëheqësia e MPB-së vendosëm të shfrytëzojmë helikopterin e MPB-së për kryerjen më të shpejtë të detyrave zyrtare. Ajo u bë duke respektuar të gjitha procedurat e sigurisë -deklaroi Naqe Çulev, Ministër i brendshëm teknik.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 16:28