Zyrtarët shtetërorë apel bashkësive fetare: Të respektohen masat për Kovid-19 edhe në festa

Desk
By Desk April 18, 2020 19:20

Zyrtarët shtetërorë apel bashkësive fetare: Të respektohen masat për Kovid-19 edhe në festa

Kryeministri, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe zyrtarë tjerë shtetërorë përsëritën apelin te qytetarët dhe bashkësitë fetare të respektojnë rekomanimin që besimtarët të mos grumbullohen për festa.

Apeli u përsërit pasi gjatë festës së Pashkëve ortodokse u panë grupe qytetarësh në kisha, ndërsa diçka e tillë mund të përsëritetet edhe gjatë muajit të Ramazinit që fillon së shpejti. Kjo rrezikon përhapjen e virusit Korona, theksuan zyrtarët qeveritarë.

“Biseduam me të gjithë përfaqësuesit e bashkësive fetare, në këtë frymë të gjithë shprehën ngatishmëri të respektojnë masat dhe kjo duhet të vazhdojë edhe më tej, jo vetëm për këto festa, jo vetëm për festat që vijnë të cilitdoqoftë besim fetar. Ne do të duhet që në kuadër të të gjitha analizave që i bëjnë epidemiologët dhe përgaditjet që i bëjmë për kthim në normalitet të jetës shoqërore në shtet, të gjithë sëbashku duhet të orjentohemi drejt krijimit të kushteve të veçanta, që do të thonë mbrojtje e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.”,- tha kryeministri, Oliver Spasovski.

“Këtyre ditëve planifikojmë të bisedojmë në Shtabin Qendror lidhur me muajin e Ramazanit, sepse bëhet fjalë për festë prej 30 ditësh me specifika të caktuara, që t’i shohim të gjitha rrethnat, cilët janë rreziqet nga sjellja eventuale e njerëzve duke i respektuar obligimet fetare, prandaj do të dalim me pako vendimesh që kanë të bëjnë me muajin e Ramazanit, nëse ka nevojë për këtë.”,- theksoi zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

“Edhe në gjendje të jashtëzakonshme, kushtetuta nuk jep mundësi për kufizimin e praktikimit të besimit fetar. Kishim diskutim se a është kjo kufizim i tillë, personalisht mendoj se me çfardo rregullative në këtë moment do t’i cënonim të drejtat kushtetuese për përkatësinë fetare, sepse ai që është ortodoks i krishter do të vazhdojë të jetë i tillë, pa marrë parasysh nëse i feston Pashkët në shtëpi apo në kishë. Kisha Ortodokse Maqedonase që para një jave lëshoi njoftim në të cilin i ftoi besimtarët të festojnë në shtëpi dhe ne këtë e morëm si shenjë se plani është i tillë dhe se kjo është mënyra më e mirë të zvoglehet rreziku. Për fat të keq, një numër i kishave në vend nuk e aplikuan këtë rregull dhe me të drejtë ne dhe qytetarët ishim të shqetësuar se si kjo do të ndikojë në rezultatet epidemiologjike pas një kohe.”,- tha zëvendëskryeministrja, Shekerinska.

“Problemi i trajtimit të virusit Korona i prek të gjitha vendet, i tejkalon edhe fetë, racat, shtetet, kontinentet dhe kufijtë, ashtu siç dhe besimtarë të religjioneve të ndryshme dhe ateistë. Të gjithë mund të kontribuojnë me një mënyrë respektimin e masave që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit publik. Këto masa i kemi shtjelluar në kohë dhe pikërisht në kuptim të asaj që secila masë ka arsyetim mjeksor për distancë fizike dhe ndalesë tubimesh pa marrë parasysh për çfarë tubimi bëhet fjalë. Prandaj secili, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, racore apo çfarëdo përkatësie tjetër në mbarë botën, duhet t’i respektojmë këto masa që do të shëndrrohen në praktikë të një mënyre tjetër të jetesës edhe pas kësaj krize, sepse kjo nuk do të përfundojë tani, do të zgjasë deri në fund të vitit, fillimin e vitit të ardhshëm deri në gjetjen e vaksinës.”,- theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. (TVM2)

Desk
By Desk April 18, 2020 19:20