Zyrtarizohet gjuha shqipe nëpër shkolla në Izmir të Turqisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 09:19

Zyrtarizohet gjuha shqipe nëpër shkolla në  Izmir të Turqisë

Sot u bë inagurimi zyrtar i mësimit shqip në shkollat shtetërore të Republikës së Turqisë. Interesi i lartë i shtetit a më dhe i Turqisë u duk qartë nga pjesmarrja e dy ministrave të Arsimit Kombëtar znj. Lindita Nikolla dhe z. İsmet Yılmaz, Ambasadori Shqiptar i Akredituar në Ankara z. Genti Gazheli së bashku me stafin diolomatik shqiptar, deputetë të rinj dhe të vjeter nga Asambleja e Madhe Parlamentare Turke (TBMM), prefekti i Izmir’it z. Erol Ayyıldız, zv-ministra,

burokratë të lartë të shtetit Turk, OJQ’të e Shqiptarëve të İzmir’it dhe mbarë Turqisë, media kombëtare e ndërkombëtare ku mes tyre ishte dhe BesaTime.

Kjo ditë është shumë e rëndësishme si për shqiptarët po ashtu dhe për Turqinë. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e Turqisë pasuron shtetin më të fortë të rajonit, dhe, Shqiptarët duke ruajtur gjuhen i shtojnë edhe më shumë vlera bashkëjeteses dhe mu ltikulturalizmit në një shtet kaq të madh si Turqia ku vetë si shtet neve na quajnë vëllezër. Kjo “Ditë Shqiptare në Turqi” e cila duhet regjistruar në kalendar jo vetem nga ne dhe Turqia, por, edhe nga të gjithë fqinjët/kojshitë e kombit shqiptar që ende vazhdojnë të jetojnë në primitivitet shtetëror me ligje antidemokratike dhe as imiluese të cilat i aplikojnë ende dhe sot pas gjenocidit shekullor që kanë bërë ndaj ne Shqiptarëve.” Brahaj përfundon mesazhin duke falenderuar Presidentin e Turqisë Rexhep Tajjip Erdogan, Shtetin Turk, diasporën shqiptare të Turqisë dhe Shtetin Amë.

http://www.besatime.com/index.php?newsid=142

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 09:19